Rreth Nesh

A.H.D. shpk është themeluar ne 2017. Emërtimi i shoqërisë tonë (A.H.D.) është një formë e shkurtër për Albanian Halal Distribution (Shoqeria Shpërndarese e Produkteve Hallall).
A.H.D. shpk vepron në dy fusha:
–         Kompani shpërndarje e produkteve Hallall,
–         Kompani planifikuese dhe zbatuese e eventeve të ndryshme.
Eventi ynë më i rëndësishëm është me siguri  Panairi i Produkteve Hallall  “Albanian Halal Expo” edicioni i parë i të cilit u mbajt në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në datat 29 Prill – 1 Maj 2018
AHD ka konceptuar dhe ka filluar nga puna për organizimin e edicionit të dytë të Albanian Halal Expo i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve prej datës 27 deri në 29 Prill 2019, si dhe projektin më të ri:
Panairi “Hallall në Qytetin Tim”. Ky është një panair shëtitës i cili do të qarkullojë në disa qytete të Shqipërisë si dhe në 2019 do të shkojë në Kosovë.
Fokusi ynë kryesor është dhe mbetet kundrejt Muslimanëve Shqiptar, dhe, ne po punojmë fort që të sjellim çdo gjë që mungon ne tregun Hallall, dhe në jetën e Muslimaneve Shqiptarë, në çdo cep të Shqipërisë.
Albanian Halal Expo do të sjellë për konsumatorët çdo gjë nga Industritë Hallall, si Ushqim, Kozmetike, Turizëm Hallall, Pije, Farmaceutike, Mënyra e jetesës (Life Style), Edukimi Musliman, dhe shumë më tepër.
Albanian Halal Expo do të jetë një qëndër atraksioni për blerësit Muslimanë, prodhuesit, eksportuesit dhe gjithashtu për Industritë shoqëruese si Paketimi për Hallall apo Transporti për Hallall.
Panairi Halal Expo ju ndihmon të kuptoni më shumë rreth tregut Hallall. Sa më shumë njerëz të takoni ballë-për-ballë, aq më shumë do të mësoni rreth ekspozuesve dhe planeve të tyre për të ardhmen. Ju mund të studioni rreth lidhjeve aktuale ose mund të krijoni lidhje të reja me tregtarë dhe distributorë.

 

 

RRETH SHQIPËRISË
Popullsia:
Popullsia shqiptare është rreth 2.850.000 banorë (censusi i 2015) dhe, jo më pak se 65% i  përkasin fesë Islame.
Duke iu referuar hartës demografike, rreth 42% e muslimanëve gjënden në Tiranë dhe në fshatrat përrreth saj.
 
Klima e Biznesit:
Është shumë e thjeshtë për të hapur nje biznes të ri në Shqipëri. Kushton vetëm 100 lekë, dhe jo më shumë se 30 minuta në një nga pikat e shërbimit One-Stop (qkb.gov.al – Qendra Kombëtare e Biznesit)
Shqipëria është një vend me rritje të shpejtë. E drejtuar nga politikanë vizionarë, çdo sektor jetik në vëndin tone po rritet me shpejtësi në një ambjent shumë miqësor.
Shqipëria perfiton nga disa Marrëveshje të Tregëtisë së lirë me KE; Europën Qëndrore (nëpërmjet CEFTA); Europën (nëpërmjet EFTA) dhe Turqinë.
Nëse po shikoni të investoni në Shqipëri, këto marrëveshje do t’Ju japin hyrje të lirë ndaj më shumë se 600 milionë konsumatorëve.
Shqipëria është gjithashtu anëtare e Organizatës Botërore të Tregëtisë (WTO) dhe zbaton rregullat e WTO në të gjitha lejet e importit.
Shqipëria ka një sistem taksash shumë të favorshëm. Niveli i taksimit për korporatat është 15%; Taksa progresive personale është midis 0% dhe 23%; Shqipëria ka sistem të trajtimit të taksimit të dyfishtë me mbi 30 shtete.
Shqipëria është rekomanduar disa here rresht si Top Global Tourist Destination. Gazeta dhe revista të ndryshme me fame botërore si New York Times, Frommer’s Guide etj e kanë vendosur Shqipërinë si Top Turist Destination.
 
NE JEMI NDRYSHE
Albanian Halal Expo është një panair ndryshe, kemi një target group ndryshe nga panairet e zakonshëm, por pamvarësisht kësaj, ne jemi të hapur ndaj çdo vizitori dhe musafiri.
 
PERFITIMI
Duke ekspozuar në Albanian Halal Expo, ju fitoni akses ndaj të gjithë Muslimanëve në Ballkan, të cilët mund t’Ju sjellin përfitime të mëtejshme financiare.