Te nderuar vellezer dhe motra musliman/e.
Me lejen e Allahut te madherishem, kemi filluar ndertimin e networkut te biznesit musliman shqiptar nen emertimin “Forumi I Biznesit Musliman Shqiptar”
Qëllimi i ketij grupi eshte njohja e tregtareve musliman me njeri-tjetrin dhe me lejen e Allahut rritja dhe forcimi i bashkepunimit ekonomik midis njeri-tjetrit.
Edicioni i pare i Albanian Muslim Business Forum, do te mbahet gjate panairit Albanian Halal Expo, ne Pallatin e Kongreseve ne daten 27 Mars 2022.
Programi do t’Ju behet i ditur 1(nje) jave para fillimit te eventit.
Edicioni i pare do te zhvillohet kryesisht ne formen e nje seminari, ndersa ne edicionin e dyte te Albanian Muslim Business Forum i cili do te mbahet ne vjeshte, do te kemi edhe investitore nga vende te ndryshme si Saudia, Kuwait dhe Qatar te cilet do te vijne per te investuar ne projektet Tuaja.
Edhe nje here mire sa erdhet, dhe Allahu na dhashte sukses te gjitheve se bashku.
Organizatoret,
Albanian Halal Expo
Expo Group shpk